Libi, përjashtohet pista terroriste
12/05/2010 12:45
Ministri libian i Transporteve, Mohammed Zidani ka përjashtuar pistën terroriste pas rrëzimit të avionit Airbus 330 në aeroportin e Tripolit ku gjetën vdekjen 103 persona.
Mes viktimave ndodhen edhe shumë shtetas holandezë. Lajmin e bëjnë të ditur gazetat e Vendeve të Ulëta, duke shtuar se Ministri i Punëve të Jashtme ka ngritur një grup pune për krizën.
Ndërkohë, fëmija 8 vjecar i mbijetuar është transferuar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Top Channel