Koreja e Veriut arrin shkrirjen nukleare

12/05/2010 08:45

Koreja e Veriut ka deklaruar se është vetëm një hap larg shkrirjes nukleare, një hap që konsiderohet shumë i rëndësishëm në këtë teknologji.

“Shkrirja nukleare” është një hap inovativ që tregon avancimin e teknologjisë e Phenianit. Lajmin e bën të ditur agjencia Kcna, e cituar nga gazeta “Rodong Sinmun”.

Ky njoftim është pritur me skepticizëm nga shkencëtarët, sipas të cilëve, regjimi nuk zotëron mjetet e nevojshme për të realizuar shkrirjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA