Irak, atentat me bombë, 5 policë të vrarë

12/05/2010 00:50

Pak kohë pas sulmeve me bomba në kryeqytetin irakien, Bagdad ku gjetën vdekjen mbi 100 persona, tjetër sulm, këtë radhe ndaj forcave të sigurisë vendase godet Irakun.

Ministria e Brendëshme në Irak njoftoi se policë mbetën të vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e shpërthimit të një bombe në jug të Bagdadit. Të njëjtat burime saktësojnë se bomba ishte e vendosur në anë të rrugës dhe ka shpërthyer në momentin kur mjeti i forcave të sigurisë ka kaluar pranë.

Pas zgjedhje të 7 marsit, në prag të largimit të trupave ushtarake amerikane dhe në mungesë të formimit të qeverisë së re sulmet në Irak janë shpeshtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA