Britani, Cameron-Clegg: Liri dhe drejtësi

12/05/2010 17:55

“Unë dhe Nick Clegg kemi formuar një qeveria koalicioni, që bashkohet në 3 parime: liri, drejtësi dhe përgjegjësi”.

Kështu e ka komentuar formimin e koalicionit me liberaldemokratët kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, konservatori David Cameron.

“Kjo është një marrëveshje 5 vjecare”, ka deklaruar Cameron, në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendësin e tij Clegg.

Duke kujtuar trashëgiminë “e tmerrshme” ekonomike nga qeveria Brown, Cameron ka folur edhe për nevojën e prezantimit të një politike të re, të bazuar në interesin kombëtar.

Ndërsa Clegg, nga ana e tij është shprehur: “Deri më sot ishim rivalë, ndërsa tani jemi kolegë. Kështu do të vazhdojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA