Aksidenti ajror, mbijeton një fëmijë

12/05/2010 10:20

Në momentin e uljes, një metër mbi pistën e aeroportit të Tripolit, avioni i kompanisë Al Afriqiyah ka shpërthyer.Për pasojë 103 persona kanë vdekur, por sipas mediave vendase një femijë hollandez 8-vjeç ka mbijetuar.

Sipas burimeve të sigurisë së Libisë, të cilave u referohet televizioni arab Al Jazeera, avioni vinte nga Afrika e Jugut, ndërsa nuk ka ende detaje për shkaqet e shpërthimit.

Avioni është një Airbus 330 dhe pësoi aksidentin në fazën e uljes. 104 persona ndodheshin ne bord, 93 pasagjere dhe 11 anetare te ekuipazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA