Teheran, plagoset ambasadori pakistanez

11/05/2010 22:20

Politikat properëndimore nga Pakistani dhe ato antiperëndimore nga Irani reflektohen edhe në incidente diplomatike mes dy vendeve.

Kështu sipas mediave pakistaneze ambasadori i Islamabadit në Teheran M.B Abasi ka mbetur i plagosur lehtë pasi makina e tij u qëllua nga një breshëri automatike teksa udhëtonte në rrugët e Teheranit. Ndërkaq një televizion pakistanez shkon edhe më tej kur njofton se nga plumbat dy truproje të ambasadorit Abasi kanë mbetur të vdekur.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit në televizionet vendase, Ministria e Jashtme pakistaneze doli në një deklaratë për shtyp ku mohoheshin dy viktimat dhe saktësohej se ambasadori është plagosur lehtë nga një goditje me thikë.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë reaguar zyrtarisht, por agjensi lajmesh nga Republika Islamike njoftojnë për nisjen e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA