Tajlandë, asnjë shprese për fundin e protestës
11/05/2010 12:25
Kushtet për t’i dhënë fund pushtimit “të kuq” të Bangkokut nuk janë pranuar. Deklarata është bërë nga një lider i manifestuesve, që ka rritur dyshimet mbi mundësitë për një përfundim të shpejtë të protestës.
Prej 3 muajsh “këmishët e kuqe” kanë pushtuar sheshin kryesor të Bangkokut kundër qeverisë, duke kërkuar shkrirjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Gjithashtu, protestuesit bëjnë përgjegjës zëvendëskryeministrin Suthep Thaugsuban për vdekjen e 25 personave gjatë manifestimeve.
Top Channel