Papa Benedikti: Pedofilia, akt i tmerrshëm

11/05/2010 14:45

Papa Benedikti XVI, i cili ndodhet për një vizitë në Portugali, i ka cilësuar si “të tmerrshme” aktet e pedofilisë të kryera në radhët e kishës katolike.

“Është me të vërtetë e tmerrshme mënyra se si Kisha vuan për sulmet që vijnë nga brenda saj, nga mëkati brenda vetë Kishës”, është shprehur ati i shenjtë.

“Falja nuk e zëvëndëson drejtësinë”, ka theksuar Papa, i cili vetëm pak ditë më parë pranoi dorëheqjen e një peshkopi gjerman që kishte pranuar se kishte ushtruar dhunë ndaj të miturve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA