Presidenti amerikan Barack Obama ka ripërtërirë një marrëveshje për energjinë bërthamore për qëllime civile, që u hartua në vitin 2008 gjatë konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.
Presidenti Obama ia parashtroi marrëveshjen Kongresit, duke deklaruar se bashkëpunimi mes SHBA dhe Rusisë mbi Iranin justifikon lëvizjen.
Marrëveshja do të lejojë transferimin e teknologjisë dhe pajisjeve për prodhimin e energjisë bërthamore, përfshirë këtu reaktorët.
Obama ka bërë thirrje që të rivendosë marrëdhëniet me Moskën, të cilat u ftohën gjatë presidencës së parardhësit të tij George W Bush.
Përvec bashkëpunimit për cështjen iraniane, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara më herët gjatë vitit ranë dakord për të zëvendësuar marrëveshjen START, për reduktimin e arsenalit bërthamor.
Top Channel