Madonna do të braktisë muzikën?

11/05/2010 13:10

Madonna është mbretëresha e muzikës Pop. Për një prej yjeve të muzikës së viteve 80-të, e cila edhe sot gëzon një famë të jashtëzakonshme, duket se ka ardhur ora që ta lërë muzikën.

Në moshën 52-vjecare, zonja Louise Veronica Ciccone nuk ka më kohë për të bërë këngëtaren.

Gjatë një interviste për revistën “Interview”, Madonna, e cila për momentin është shumë e impenjuar në rolin e saj si regjisore kinematografike, ka bërë të ditur se nuk ka më as kohë dhe as energji për t’iu dedikuar muzikës.

“Nuk kam qenë shumë e përqendruar me muzikën, sic duhet të isha, sepse  filmi më ka marrë të gjithë kohën e mundshme”, u shpreh Madonna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA