Kinë, inflacioni rritje rekord në prill

11/05/2010 13:45

Inflacioni në Kinë është rritur me ritme të shpejta në muajin prill, pas rritjes së cmimit të shtëpive dhe ushqimit, si dhe të huave të bankave.

Lajmi do të ushqejë shqetësimet se ekonomia e tretë më e madhe në botë po “nxehet” dhe se Pekinit mund t’i duhet të rrisë normat e interesit.

Cmimet e konsumit gjatë muajit prill u rritën me 2.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar kuotën më të lartë në 18 muaj dhe duke bërë që inflacioni të shkojë në 12.8%.

Huatë e bankave kanë arritur në 8.4 bilionë dollarë, duke kaluar parashikimet. Shumë analistë mendonin se rritja e inflacionit do të ishte 2.7 përqind.

Ndërkohë, investitorët e huaj po mbikëqyrin nga afër situatën për të parë nëse Pekini do të kalojë në uljen e cmimeve, gjë që mund të ndalte rritjen ekonomike të Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA