Cameron: Nga parlamenti të dalë një qeveri e aftë

11/05/2010 22:50

Kryeministri i saposhpallur britanik, David Cameron shprehet se është i gatshëm të formojë “koalicionin me liberal-demokratët që do t’i japë vendit një qeverisje të qëndrueshme”.

Gjatë përshkrimit të rrugës nga pallati mbretëror “Buckingham Palace” për në “Dowining Street” lideri konservator ka falenderuar ish-kryeministrin Gordon Brown dhe ka vlerësuar se papunësia dhe ekonomia do të jenë objektivat kryesorë të qeverisë së tij.

“Dua të falenderoj dhe të vlerësoj punën e Brown për shërbimin e kryer ndaj vendit. Duhet të kujdesemi që nga parlamenti të dalë një qeveri e aftë për t’u përballur me problemet e punësimit dhe të ekonomisë”, deklaroi kreu i Partisë Konservatore, David Camerun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA