Cameron: Është koha e vendimeve

11/05/2010 10:55

Lideri konservator David Cameron ka deklaruar se është koha që liberaldemokratët të vendosin se cilën parti do të mbështesin për të formuar qeverinë.

Cameron, partia e të cilit fitoi shumicën e vendeve në Parlament por jo mazhorancën absolute, është shprehur se shpreson që partia e Clegg të marrë vendimin e duhur.

Reagimi i konservatorëve vjen pas një ditë bisedime mes tyre dhe liberaldemokratëve, të cilët më pas hapën bisedime edhe me laburistët.

Njoftimi për këtë u dha nga vetë kryeministri në ikje Gordon Broën, i cili bëri gjithashtu të ditur se në shtator do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të laburistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA