Ka ndodhur një rast kur Carla Bruni dhe Nicolas Sarkozy kanë kryer marrëdhënie seksuale duke lënë të priste për disa minuta me radhë një kryetar shteti.
Ky rrëfim i dhënë nga Bruni në një bisedë me mikeshën e saj amerikane Michelle Obama, është ‘rrëmbyer’ nga gazetari Jonathan Alter i ‘Newsweek’ dhe është futur në librin e tij.
“Bruni donte të dinte nëse Obama-t e kishin lënë të priste ndonjë president për këtë motiv, por Michelle, me një buzëqeshje disi të sikletosur, mohoi kategorikisht të kishte ndonjë ndonjë rast i tillë”, shkruan Alter në “The Promise: President Obama, Year One».
ABC News lidhur me ngjarjen ka ngritur hipotezën se personi që ka pritur gjatë për takimin me Sarkozy ka qenë mbretëresha Elisabetë, por Bruni nuk ka saktësuar asnjë detaj se për kë bëhej fjalë.
Top Channel