Blanchett: Do të doja të isha Liz Taylor
11/05/2010 18:30
Nuk do kryejë asnjëherë kirurgji plastike, ndërsa idhulli i saj është Liz Taylor.
Cate Blanchett që po përgatitet të hapë Festivalin e Kanës në rolin e Lady Marian tek filmi i Ridley Scott, “Robin Hood”, flet për jetën e saj në revistën “Tu Style”. “Frikë nga plakja? Të gjithë i frikësohemi vdekjes. Kur ankohem për ndonjë rrudhë, burri më kërcënon: Nëse provon kirurgjinë plastike do kërkoj divorcin”, shprehet aktorja.
Më tej ajo flet për idhullin e saj në fushën profesionale. “Nëse nuk do të isha Cate, do të doja të isha Liz Taylor. Më pëlqejnë të gjithë filmat që ka bërë edhe ata që kanë pasur më pak sukses”, shton Blanchet.
Top Channel