Russell Crowe në dy pulla poste

10/05/2010 16:15

Russell Crowe, 46 vjeç, do të jetë imazhi i dy pullave të postës në një paketë koleksioni që përkujton interpretimin e tij në Robin Hood.

Një prej pullave e tregon duke ecur në pyllin e Sherwood-it dhe tjetra ndërsa gjuan me harkë.

“Russell Crowe është një prej fytyrave më të njohura në botë dhe filmat e tij janë një kontribut i rëndësishëm në industrinë e argëtimit”, është shprehur drejtori i filatelisë së Australia Post.

I lindur në Zelandën e Re, Crowe është shtetas australian prej 2006-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA