Për njerëzit që shpresojnë, këto janë disa zakone që mund të bëni për të rritur shpresat
Tabloidi “Mail on Sunday” ka publikuar disa foto të princit Harry të zhytur në lot pak minuta pasi kali i tij ponny, Drizzle ngordhi.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje polo në Coworth Park të Berkshire. Pak minuta pas fotografisë, kali 10-vjecar ndërroi jetë në moshën 10-vjecare për shkak të një ataku në zemër në sytë e vëllait të Harry-t, William.
“Harry kuptoi menjëherë që dicka nuk po shkonte prandaj e nxorri Drizzle jashtë fushës, por pak minuta më vonë ndërroi jetë. William dhe Harry u mërzitën shumë duke shpërthyer në lot. Të gjithë i thamë së nuk ishte faji i tij por Harry nuk arrinte të gjente paqe”, shprehet një burim anonim.
Drizzle që ishte rritur në fermën e Highgrove, ishte një kafshë e vecantë për djemtë dhe më parë ka luajtur ndeshje polo edhe me princin Karl.
Top Channel