Bono Vox, humanisti dhe këngëtari mbush 50 vjec

10/05/2010 11:20

Bono Vox, lideri i grupit legjendar U2, emri i vërtetë i të cilit është Paul David Hewson, mbush gjysme shekulli jetë.

Artisti me aktivitetet e tij humanitare është bërë një nga ikonat e botës, madje ai është nderuar edhe me urdhrin e kavalierit nga Mbretëresha e Anglisë. Që në vegjëli ai ka treguar me këngët “I will follow” dhe “Lemon” se ka pasur një shpirt rebeli. Nofka Bono Vox është vënë pasi ai u frymëzua nga dyqani i aparateve akustikë, Bonavox.

Përvec botës së muzikës të cilën e ka pasuruar, Vox njihet edhe si skenograf me suksesin “The Million Dollar Hotel” e Wim Wenders dhe shume artikuj në gazeta për fushatat humanitare në ndihme të njerëzve në nevojë.

I rritur në një familje me besim të krishterë ku babai ishte katolik dhe nëna protestante, feja ka ndikuar shumë në karrierën artistike të këngëtarit. Këtu bie në sy kënga “Gloria” që është një himn i vërtetë ndaj Zotit dhe “Ëar” ku përmendet bibla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA