Këngëtarja Elsa Lila e cila prej disa vitesh jeton në Itali, ka surprizuar gjithë të pranishmit protestues në fjalën e saj, të cilën e mbylli duke hyrë në grevën e urisë.
“Jam një qytetare ashtu si qindra mijëra bashkëqytetarë të mi. Jam larguar këtej, por kam lënë shpirtin në Shqipëri. Mbrëmë në darkë isha në cadrat e grevës së urisë. Grevistët më dhanë bindjen se ky vend është i destinuar të rilindë, ashtu si do rilindë. Unë e di mirë Shqipëria do bëhet zonjë, ashtu si zonjat e jashtëzakonshme që kanë 9 ditë të ngujuara në liri. Ky bulervard ku ndodhem tani është sot shtëpia e shqiptarëve të ndershëmâ€, u shpreh Elsa Lila.
Më tëj, nëpërmjet fjalimit të saj, ajo shtoi se Shqipëria është shumë e madhe për të rënë në gjunjë sepse është shumë e madhe për të ndarë majtas e djathas. “Si motër sot dhe si nënë nesër, sot dua t’u drejtohem burrave të fortë të këtij vendi, bëni cfarë të doni por mendoni se cfarë bëni sepse nje popull ka të drejtë të jetojë në liri. Evropa e lirisë dhe e demokracisë ngrihet mbi sakrificat e europianëve mendjendrtiturâ€, theksoi Lila.
Në fund të fjalës ajo bëri të ditur vendimin për t’u bashkuar me grevistët. “Sot më lejoni të jem një shpirt më shumë në barrikadën njerëzore kundër shurdhërisë. Sot dua të jem një zë më shumë në korin e lirisë. Unë tani po iki do shkoj të bashkohem me grevistët dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëem. Që në këtë moment po hyj në grevë urie me dëshirën time të lirëâ€, tha këngëtarja që ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Sanremos. Â
Â
Top Channel