Pink: Nuk më dëshironte askush

07/05/2010 17:35

Pink është një nga këngëtaret më të kërkuara për të pozuar në revistat më prestigjoze për shkak të look-ut të saj të vëcantë por këngëtarja këtë moment e komenton me humor, duke kujtuar të shkuarën.

“Dhe të mendosh se në fillimet e karrierës asnjë nuk më dëshironte në kopertinë. Më thoshin se nuk isha mjaftueshem femërore”, kujton Pink.

Në moshën 30 vjecare biondja amerikane “hakmerret” duke pozuar për kopertinën e “Cosmopolitan”, e veshur me Gucci. “Sinqerisht që nuk e prisja këtë sukses sepse industria e muzikës duket e tejngopur. Unë vendos përherë gjithë energjinë time dhe nuk përdor asnjëhëre playback kur këndoj”, shton këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA