
Në një biografi të publikuar kohët e fundit për jetën e Elvis Presley, rrëfehet një detaj shokues që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vdekjen e tij.
Ish mbreti i muzikës rock & roll vdiq për shkak të kapsllëkut kronik. Këtë e thotë ish mjeku i tij George Nichopoulos, në librin “The King and Dr. Nick”. Zyrtarisht, vdekja e Elvis ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak por autopsia nxorri në dritë një fakt që thotë se zorra e trashë ishte dy herë më e gjerë se normalja.
“E dinim që ky ishte një problem i madh por nuk e mendonim në të tillë masë”, shprehet Nichopoulos. Edhe pse droga e obeziteti ndikuan në vdekjen e tij, shkaqet mesa duket kanë qënë të tjera sepse zorra e trashë ishte bllokuar pothuajse plotësisht prej 4-5 muajsh. Këngëtari ishte i shqetësuar për këtë dhe mendohet se bëhet fjalë për një patologji të trasheguar.
Në atë kohë ishte e pamendueshme që një personazh kaq i njohur të rrëfente një problem të tillë, prandaj ky detaj zbulohet vetëm në ditët e sotme. Zgjidhja e vetme në atë kohë ishte heqja e pjesshme e zorrës së trashë. “Nëse do ta kishim bërë, ndoshta ai do ishte ende gjallë”, thekson Nichopoulos. Elvis u gjet i pajetë në 16 gusht 1977 në shtëpinë e tij në Graceland të Memphis.
Top Channel