Uashingtoni po përgatit një plan për shkrirjen e rezolutës 1244 të Kombëve të Bashkuara për Kosovën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave plani në fjalë do të paraqitet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Sipas burimeve, plani ka marrë pëlqimin e Shtëpisë së Bardhë dhe pritet që kjo e fundit të kërkojë pëlqimin e Beogradit për eleminimin e rezolutës.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se një plan po hartohet edhe nga Brukseli, i cili ndonëse nuk është përfunduar ka në qendër presionin ndaj Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB