Berisha: Rritje të pagave dhe pensioneve

05/05/2010 11:00

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në sistemin e shëndetësisë do të ulet në 10 përqind.

Në kuadër të reformës në shendetësi, Berisha theksoi se duhen zgjeruar hapësirat publike dhe private për shërbimet jetike për shqiptarët.

Me këtë reformë, kryeministri theksoi se do t’i jepet fund spekulimit të paskrupullt të importuesve të ilaceve.

Kryeministri premtoi në mbledhjen e qeverisë edhe rritjen e pagave dhe pensioneve, pavarësisht vështirësive ekonomike në botë, duke theksuar se rritjen më të madhe do ta kenë personat që kanë paga dhe pensione më të ulëta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta