Shkup, rrëzohet një avion i vogël pa pilot
04/05/2010 10:55
Një avion i vogël pa pilot është rrëzuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Shkupit, në Maqedoni.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, të cilat kanë theksuar se qeveria maqedonase nuk ka në dispozicion mjete të tilla.
Ndërkohë, dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë se mjeti fluturues mori flakë teksa po lëvizte në ajër dhe më pas është rrëzuar.
Autoritetet shtojnë më tej se grupe specialistësh nga Ministria e Brendshme po kryejnë një ekspertizë mbi objektin e rrëzuar.
Top Channel