OKB: Plani i Greqisë meriton mbështetje
04/05/2010 04:40
Pas miratimit të marrë prej vendeve të BE-së, në veçanti prej Gjermanisë dhe FMN-së, plani i daljes nga kriza i Greqisë ka marrë edhe mbështetjën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Plani ekonomiko-financiar për të dalë nga kriza i Greqisë meriton mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrave të Financave të Koresë së Jugut, Kanadasë, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Deklarata u lëshua nga Uashingtoni ku 5 ministrat, njëkohësisht edhe anëtarë të G20 ndodhen me rastin e punimeve të konferencës së OKB-së.
Top Channel