Ditën e sotme dhe nesër trupat e KFOR-it në Kosovë do të zhvillojnë një stërvitje për të treguar se janë të gatshëm të reagojnë ndaj cdo lloj situate.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në stërvitje do të angazhohen njësitë e quajtura grupet e betejave.

Burimet shtojnë më tej se stërvitja nuk bëhet për t’iu përgjigjur ndonjë situate konkrete që mund të rrezikojë stabilitetin në Kosovë.

Ndërkohë, nesër Kosova do të vizitohet nga komandanti i trupave të NATO-s në Napoli, admirali Mark Fitzgerald.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA