Kosovë, shtyhet sërish procesi ndaj Kurtit
04/05/2010 10:30
Seanca gjyqësore në ngarkim të liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, është shtyrë për të dhjetën herë radhazi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shkak i shtyrjes është bërë mungesa e Kurtit dhe e avokatit të tij në proces.
Kurti akuzohet për organizim të turmave të dhunshme dhe për pengim të autoriteteve policore në kryerjen e detyrës.
Akuzat në fjalë kanë të bëjnë me protestën e shkurtit të vitit 2007, ku humbën jetën dy manifestues. Nga ana e tij Kurti e cilëson procesin gjyqësor si të motivuar politikisht.
Top Channel