Hyseni: Presion për bisedime me Serbinë
04/05/2010 13:40
Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni ka deklaruar se janë rritur kërkesat e faktorit ndërkombëtar për mbajtjen e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Duke folur për radio Dukagjinin, cituar nga Telegraf, Hyseni është shprehur se Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime, por vetëm si shtet i pavarur.
“Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë për cështje teknike, por vetëm si dy shtete të pavarura”, ka pohuar Hyseni.
Shefi i diplomacisë kosovare ka shtuar më tej se vendi i tij është i interesuar për të zhvilluar bisedime edhe me vendet e tjera të rajonit, “i cili ndodhet para zhvillimeve të rëndësishme”.
Top Channel