Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ndodhet për një vizitë në Bruksel, ku gjatë ditës do të flasë para komitetit për politikën e jashtme të Parlamentit Evropian.

Hyseni ndodhet në Bruksel në kuadër të një turi zyrtar që po zhvillon në Evropë. Ditën e djeshme ai ishte në Paris ku u takua me homologun francez Bernard Kouchner.

Dy ministrat diskutuan për bashkërendimin e veprimeve pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, nesër Hyseni do të udhëtojë drejt Berlinit, duke iu bashkuar kështu presidentit Fatmir Sejdiu, i cili do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA