Një grup fshatarësh nga komuna e Likovës ka sulmuar dy shtetas gjermanë, pasi dyshonin se ndodheshin atje për të grabitur fëmijë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave cifti gjerman kishte ndaluar makinën për të pushuar, kur papritur është sulmuar nga grupi i fshatarëve.

Këta të fundit i kanë nxjerrë dy gjermanët nga makina dhe i kanë cuar në rajonin e policisë.

Strukturat hetimore, pasi kanë kontaktuar policinë gjermane, kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për kriminelë, por për turistë gjermanë që kalojnë përmes Maqedonisë për në Greqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA