Halle Berry, përfundon historia e dashurisë
03/05/2010 10:25
Lidhja e dashurisë mes aktores Halle Berry dhe modelit kanadez Gabriel Aubry mesa duket ka prekur fundin.
Cifti ka nisur prej disa javësh procedurat për ndarjen dhe kujdestarinë e vajzës së tyre 2 vjecare, Nahla. Sipas burimeve të afërta pranë ciftit, deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje.
Mësohet se ka qënë modeli ai që i ka thënë “stop” lidhjes për shkak të moshës sepse ai është 34 vjec dhe ajo 43. Nga ana tjetër thuhet se ishte Berry ajo që mori vendimin, pasi ka frikë nga ideja se mashkulli që kishte në krah, synon t’i marrë një dorë të mirë parash.
Top Channel