Qeveria gjermane ka aprovuar sot pjesëmarrjen e Gjermanisë në planin e ndihmave për Greqinë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “DPA”, e cila citon burime pranë ekzekutivit. Berlini pritet të kontribuojë me borxhe që kapin shifrën e 22.4 miliardë eurove.

Ndërkohë, një zëdhënës i grupit automobilistik “Daimler” ka deklaruar se kompania nuk ka ndërmend të marrë pjesë në planin e shpëtimit.

Ndërsa sipas disa mediave të tjera gjermane, institucionet bankare “Deutsche Bank”, “Allianz” dhe “Munich Re” mund të kontribuojnë në plan me borxhe 1 miliardëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA