Somali, atentat në një xhami, 30 të vdekur

01/05/2010 14:05

Dy shpërthime të njëpasnjëshme janë verifikuar në një xhami në Mogadisho të Somalisë, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 30 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur dëshmitarë nga vendngjarja, sipas të cilave rreth 100 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Objektiv i sulmit ishte xhamija “Abdalla Shideye”, pranë tregut Bakara, që është edhe zona më e populluar e kryeqytetit.

Pikërisht kjo zonë kontrollohet nga dy grupet kryesore të rebelëve, Hizbul Islam dhe Shabab, ky i fundit i lidhur me rrjetin terrorist të Al Kaedës.

Sipas burimeve, shënjestra e vërtetë e atentatit mund të ketë qenë një eksponent i lartë i grupit të lidhur me organizatën e Osama bin Laden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA