SHBA, të burgosurit kundër naftës

01/05/2010 12:30

Edhe të burgosurit e Luizianës kanë zbritur në fushë për të penguar baticën e zezë që vjen nga platforma e naftës që shpërtheu në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat i referohen guvernatorit të këtij shteti, Bobby Jindal.

Sipas këtij të fundit, Departamenti i Edukimit po punon me atë të Faunës së Egër për të trajnuar të dënuarit në operacionet e pastrimit të naftës.

Sasia e naftës e derdhur në oqean llogaritet të jetë rreth 5 mijë fuci në ditë. Për shkak të fluksit të saj Shtëpia e Bardhë ndaloi shpimet për kërkime të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA