Maxhoranca manifeston në sheshin “Nënë Tereza” në një miting festiv organizuar nga qeveria me rastin e 1 Majit.
Deputeti demokrat Edi Paloka në një pronconim për Top Channel theksoi se manifestimi nuk bëhet vetëm për 1 Majin, por edhe për ditët e Europiane, qe jane ne fillim te muajit.
“Jemi këtu për t’ju treguar qytetarëve Shqipërinë e vërtetë, atë që ne duam realisht, integrimin e vendit. Grupi i milionerëve të futur në grevën e urisë ndodhet atje për motive personale të kreut socialist Edi Rama”, u shpreh Paloka.
Nënkryetari i grupit kuvendor demokrat theksoi se manifestimi që zhvillohet njëkohësisht me protestën e opozitës nuk tregon mungesë tolerance, ndërkohë që theksoi se qëllimi i mazhorancës është të tregojë se qëllimi i vetëm është liberalizimi i vizave dhe integrimi i vendit.
Top Channel