Kompania britanike e naftës “British Petroleum” ndodhet nën një valë kritikash nga qeveria amerikane, e cila e akuzon për keqmenaxhim të situatës në Gjirin e Meksikës.
Thirrje për një aksion të shpejtë janë bërë nga sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Janet Napolitano, e cila i kërkoi “BP” që të angazhojë më shumë burime për të ndalur katastrofën.
Gjigandi britanik i energjisë është kritikuar gjithashtu nga presidenti amerikan Barack Obama dhe nga guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal.
Nafta e përhapur në Gjirin e Meksikës ka mbërritur tashmë në brigjet e Luizianës dhe po kërcënon edhe tre shtete të tjera.
Mbi 5 mijë fuci në ditë konsiderohet sasia e naftës së përhapur në oqean pas shpërthimit të platformës javën e kaluar.
Pas akuzave, vetë kreu i “British Petroleum” është nisur drejt Luizianës për të koordinuar operacionet e parandalimit të katastrofës ekologjike.
Top Channel