Gjermani, përleshje në Berlin dhe Hamburg

01/05/2010 17:20

Rritet tensioni në Gjermani në pritje të një parakalimi të neonazistëve në Berlin, teksa kanë ndodhur edhe përleshjet e para me eksponentë të së majtës.

Në kryeqytet policia është përballur mëngjesin e sotëm më një grup prej 36 manifestuesish të ekstremit të djathtë në Pankow si dhe janë përballur me një kundërmanifestim të së majtës, duke përdorur edhe spray me pipër për të kontrolluar protestën.

Dje në mbrëmje janë regjistruar përleshje të dhunshme në Hamburg ku 14 persona kanë mbetur të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA