Zbulohen detaje për festën e Campbell

30/04/2010 10:30

Nuk e dimë nëse vërtet pret një fëmijë dhe nëse do të martohet në gusht me manjatin rus, Vladisllav Doronin. Ajo që është e sigurtë është se Naomi Campbell është gati të jetë në qendër të një feste sekrete.

Sipas mediave botërore, miliarderi, i cili prej disa vitesh është partner i ‘Venerës së Zezë’, në 22 maj do të organizojë eventin më ekskluziv të vitit. Shërbimi i sigurisë do të jetë aq i fortë sa një event presidencial.

Modelja kapricioze do të bëhet 40 vjec dhe ka shumë mundësi që edhe dasma të zhvillohet këtë verë, ku shoqëruese e parë e nusës do të jetë partnerja e Roman Abramovich, Dasha Zhukova.

Gjithësesi sipas thashethemeve të fundit festa e ditëlindjes do të zhvillohet në Hotel du cap Eden Roc a Cap d’Antibes; ftesat tashmë janë cuar. Mes miqve bien në sy emrat e Katë Moss, Elle MacPherson, Eva Herzigova, Valeria Mazza e Adrien Brody.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA