SHBA, 80% e naftës do arrijë në breg

30/04/2010 14:30

Njolla e naftës që doli nga platforma në Gjirin e Meksikës është e pandalshme. Sipas llogaritjeve të fundit, pritet që 80 përqind e naftës së derdhur të prekë brigjet amerikane, tek të cilat ajo tashmë ka arritur.

Batica e zezë konsiderohet si katastrofa ambjentale më e madhe e ndodhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Në oqean është derdhur një sasi nafte shumë më e madhe nga sa parashikohej në fillim dhe tragjedia mund të këtë dimensione më të mëdha se ajo e “Exxon Valdez” në vitin 1989.

Ndërkohë, administrata amerikane ka ndaluar shpimet për naftë në zonat e reja të brigjeve amerikane, duke pritur rezultatet e hetimeve të tragjedisë në Luiziana.

“Nuk është autorizuar asnjë shpim dhe nuk do të autorizohen të tjerë derisa të kemi zbuluar se cfarë ka ndodhur”, ka deklaruar këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, David Axelrod.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA