Portugali, qeveria: Reduktim deficitit në 8.3%

30/04/2010 15:00

Kryeministri i Portugalisë, Jose Socrates ka deklaruar sot në Parlamentin e Lisbonës se qeveria e tij është e vendosur të reduktojë deficitin.

Sipas Socrates, plani i ekzekutivit portugez është që reduktimi të bëhet në kuotën 8.3% të GDP-së brenda këtij viti.

Socrates ka shtuar se ai synon ta cojë deficitin në 2.8 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2013.

Reagimi i Socrates erdhi pas shumë paralajmërimeve se Portugalia mund të zhytet në një krizë të thellë ekonomike njësoj si Greqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA