Pakistan, acid mbi fytyrat e tre motrave

30/04/2010 17:20

Sulm me acid ndaj tre motrave nga dy persona me motor. Ngjarja ka ndodhur në Baluchistan, provincë e Pakistanit.

Vajzat, 20, 14 dhe 8 vjeçe, janë sulmuar nga disa persona të maskuar që më pas kanë humbur gjurmët.

Ato kanë pësuar dëmtime në fytyrë dhe në trup. Ky është sulmi i tretë në Baluchistan në dy javë.

Në Pakistan çdo vit ndodhin rreth 150 sulme të tilla kundër grave, për hakmarrje familjare apo që nuk mbajnë në kokë shami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA