Në ankand letra e shkruar nga Xhon Lenon

30/04/2010 03:40

Një letër ku janë shkruajtur vargjet e këngës “A Day in the Life” të grupit “The Beatles” dhe e autografuar nga Xhon Lenon do të dalë në ankand më 18 qershor në Nju Jork.

Letra është shkruajtur nga të dyja anët nga vetë dora e Xhon Lenon, ku përfshihen korigjimet dhe menyra se si mori udhë një prej këngëve më të famshme të Beatles.

Ende nuk dihet shifra me të cilën do të hapet ankandi, por shtëpia e ankandeve “Southby” pretendon shitjen e saj nga 500.000 deri në 700.000 dollarë.

“A Day in the Life” ishte kënga e fundit në albumin “St. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” në vitin 1967. Albumi qëndroi për plot 27 javë në krye të klasifikimeve në Britaninë e Madhe dhe 15 javë në ato amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA