Marku: Renditja në vendin e tretë, pozitive

30/04/2010 08:30

Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Mediave, deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, në një prononcim për “Shqip” theksoi se raporti i “Freedom House” jepte një pasqyrim afër reales për problemet që has vendi për sa u përket lirive.

Sipas Markut, Shqipëria nuk është një demokraci e përsosur, por një demokraci në ndërtim dhe sipër dhe për këtë arsye nënkuptoheshin edhe kritikat e bëra në raport.

“Raporti analizon liritë në të gjitha vendet e botës dhe në këtë kuptim është një pasqyrë deri diku reale, deri atje mund të jetë real një raport organizate. Fakti që Shqipëria renditet në vendin e 50-të mes 118 vendeve të tjera dhe fakti që ajo renditet në nivelin e tretë nga shtatë nivelet që kishte, ndaj mund të shihet si pozitiv”, deklaroi deputeti i PD-së.

Por, gjithsesi, Marku theksoi nevojën që të gjitha kritikat e bëra në raport të merreshin parasysh dhe të korrigjoheshin nga ana e palës shqiptare, sepse Shqipëria ishte një vend që priste integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA