Lohan, foto në Twitter me pistoletë në gojë

30/04/2010 19:30

Lindsay Lohan gjendet sërish në qëndër të zërave për shkak të sjelljes së saj të cuditshme por këtë herë ajo ka një alibi.

“Eshtë art”, ka thënë aktorja pas publikimit të disa fotove në Twitter me një pistoletë në gojë. Përvecse përcon një shembull të keq për shumë të rinj, fansat kanë menduar se ajo tentoi vetëvrasjen. Lohan thekson se fotoja është bërë nga Tyler Shields.

Ndërkohë, në faqen e tij të internetit, fotografi ka publikuar foto të tjera të aktores, e veshur në të bardhë dhe e mbuluar nga gjaku. “Nuk është porno soft por art”, shkruan në Tëitter aktorja, e cila u përgjigjet kritikave ne blog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA