Kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu ka folur sot në Parlamentin helen mbi bisedimet me Bashkimin Evropian dhe FMN-në për planin e ndihmave.

“Objektivi i Greqisë është mbijetesa e saj si komb”, ka deklaruar Papandreu, duke lënë të nënkuptohet se situata ekonomike është shumë e zymtë.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare njoftojnë se marrëveshja është pranë arritjes. Ajo parashikon një ndihmë për Greqinë në këmbim të reformave ekonomike nga qeveria e këtij vendi.

Plani i ndihmave do të diskutohet edhe ditën e shtunë në pallatin Elize, në Paris, mes presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe ministres franceze të Financave, Christine Lagarde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA