Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner ka deklaruar se nuk ka kushte për integrimin e Serbisë në BE, por ky vend nuk mund të anëtarësohet duke trajtuar Kosovën si problem të brendshëm të tij.

Në një intervistë për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti”, Kouchner i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të bashkëpunojnë pasi një ditë të dyja vendet do të jenë pjesë e BE-së.

I pyetur nëse mund të gjendet një zgjidhje për pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në konferencat ndërkombëtare, shefi i diplomacisë franceze ka bërë të ditur se Parisi zyrtar është i angazhuar për këtë, por ka nënvizuar se nuk mund të japë garanci.

“Ky është një proces i gjatë. Bëhet fjalë për breza të tërë, për përplasje që kanë zgjatur me shekuj. Kjo është një cështje shumë e ndjeshme prandaj dhe i kuptoj shumë mirë si serbët, ashtu edhe shqiptarët”, ka shtuar Kouchner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA