Kinë, Pekini kundër shtëpisë së tretë

30/04/2010 16:10

Për të frenuar rritjen e çmimit të shtëpive, Pekini ka vendosur të autorizojë blerjen e vetëm një banese suplementare në familje.

Sipas mediave kineze, “çdo familje mund të blejë vetëm një apartament të ri përveç atij që posedon aktualisht”.

Bankave u është kërkuar të refuzojnë huatë për blerjen e një shtëpie të tretë apo më shumë.

Gjithashtu duhet të përjashtohen nga huaja jo rezidentët në Pekin që nuk mund të provojnë se kanë paguar borxhet për të paktën një vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA