Cameron, kamera 3D në robotin e Marsit

30/04/2010 19:15

James Cameron nuk di të ndalet me sukseset e tij në fushën e kinematografisë, por tashmë edhe në atë të astronomisë.

Regjisori që mban rekordin më të madh të arkëtimeve me filmin “Avatar”, i ka rekomanduar NASA-s që në robotin “Curiosity” që do zbresë në Mars, të instalojë edhe një kamera me efekte 3 dimendionale.

Eshtë pikërisht regjisori që po ndihmon teknikët e NASA-s për të ndërtuar një kamera të aftë për të marrë sa më shumë pamje nga planeti i kuq. “Curiosity” po projektohet në “Propulsion Laboratory” të Pasadenas. NASA ka planifikuar që projekti të përfundojë në kohë për misionin e vitit 2011 që do niset për të eksploruar planetin e ngjashëm me Tokën tonë.

Për këtë projekt, Agjencia Hapësinore Amerikane ka në dispozicion 2.3 miliardë dollarë. “Eshtë një projekt shumë ambicioz dhe elektrizues. Shkencëtarët presin prej shumë kohësh të marrin shumë përgjigje rreth planetit Mars”, thekson Cameron. Sipas përgjegjësit të projektit të Marsit, Joy Crisp, me këtë kamera mund të kapen imazhe shumë të detajuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA