Policia e misionit EULEX nuk lajmëroi autoritetet kosovare për bastisjet në zyrën dhe pronat private të ministrit Fatmir Limaj për të ruajtur sekretin e operacionit.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e misionit evropian, Karim Limdal, e cila ka saktësuar se EULEX nuk po merr udhëheqjen në luftën kundër korrupsionit.

Limdal ka theksuar se misioni ka ushtruar fuqinë e tij ekzekutive me operacionet e tij dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kosovës që ta marrin ato drejtimin e luftës kundër dukurive negative.

Njësitë speciale të misionit EULEX bastisën ditën e mërkurë zyrat e Ministrisë së Transporteve dhe shtëpinë e ministrit Fatmir Limaj, në kuadër të një hetimi mbi tenderat e rrugëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA