“TERNA” interesohet për linjë me Shqipërinë

30/04/2010 08:50

Rrjeti italian i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike ka kërkuar licencë për ndërtimin e një linje nëndetare për transmetimin e energjisë elektrike nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas, deklaroi dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.

Prifti informoi dje mbi një takim që pati javën e kaluar me përfaqësues të kompanisë italiane “TERNA”, ku kjo kompani paraqiti kërkesën për ndërtimin e një linje nënujore të transmetimit të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Deklarata e ministrit u krye gjatë inaugurimit të një panairi industrial në Tiranë. “Ky është edhe një lajm tjetër i mirë për ata që dëshirojnë të investojnë për të prodhuar energji elektrike në Shqipëri, pasi energjia e tyre që nuk do të shitet në Shqipëri do të shitet në tregun italian”, tha Prifti.

“TERNA” është kompania që ka nën pronësi pjesën dërrmuese të rrjetit të tensionit të lartë për transmetimin e energjisë në Itali. Ajo ka 3500 punonjës dhe 62 mijë kilometra linja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA